PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e bashkisë së Tiranës?

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e bashkisë së Tiranës?

Partia Socialiste, PS do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare. Bëhet me dije se mbledhja do të nisë në orën 10:30 dhe do të zhvillohet në Gjirin e Lalëzit. Mbledhja vjen pas zhvillimeve të shumta në vend, ndërsa qeveria prej kohësh përballet me protesta. Gjithashtu mbledhja do të mbahet para zgjedhjeve vendore të 9 majit të cilat pritet të jenë në fokus edhe të diskutimeve. Krahas mobilizimit për t’i fituar këto zgjedhje, pritet që Edi Rama të shpalosë mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve socialistë për kryebashkiakë. Vlen për t’u parë nëse nga kjo asamble Edi Rama do të shpalosë idetë e tij se cila mund të jetë kandidatura perfekte për të fituar Bashkinë e Tiranës, më të madhen në vend.