Protesta, kandidati për kryebashkiak… Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Gjirin e Lalzit

Protesta, kandidati për kryebashkiak… Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Gjirin e Lalzit

Edi Rama TIRANË-Partia Socialiste do të zhvillojë më 14 nëntor mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme. Mbledhja do të mbahet jashtë Tiranës, në një resort në Gjirin e Lalzit në orën 10:00.  Në fokus pritet të jetë edhe organizimi i strukturave të partisë për procesin e ardhshëm zgjedhor, pasi mbledhja e Asamblesë zhvillohet në prag të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Por, ndër të tjera, kjo mbledhje vjen në një moment kur vendi është përfshirë nga një klimë e tensionuar protestash dhe debate politike. Përplasja e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është kthyer në një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit. Ndërkohë javët e fundit vendi është përfshirë nga protestat e ndërmarra...