“Me këtë Kod, drejtësia do jetë vegël politike”, Bino reagon ashpër: Nuk ka vend për arrogancë kur flitet për liri

“Me këtë Kod, drejtësia do jetë vegël politike”, Bino reagon ashpër: Nuk ka vend për arrogancë kur flitet për liri

Blerjana Bino, drejtuese e SciDev, dhe gazetari i BIRN, Besar Likmeta, kanë shprehur shqetësimet e tyre për draftin e ri të Kodit Penal, gjatë një interviste për një emision televiziv, duke theksuar se disa nene të propozuara rrezikojnë lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e gjyqësorit. Drejtuesja e SciDev, Blerjana Bino, vlerësoi reagimin e kryeministrit pas deklaratës së shoqërisë civile, por kritikoi gjuhën e përdorur. “Më erdhi keq që kryeministri iu referua këtyre shoqatave si ‘zhurmues’. Ne kishim një kritikë konstruktive dhe propozime të qarta për rishikime në draftin e kodit,” u shpreh ajo. Likmeta shtoi se nene të tjera të...