“Më kërcënove…”/ Studentja përballet në avion me Bledi Çuçin, i merret telefoni nga dora (Video)
Një përballje mes një studenteje dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, si dhe bashkëshortes së tij, Delina Fico, është regjistruar në bordin e një avioni. Sipas videos së publikuar në rrjete sociale, studentja dëgjohet t’i drejtohet Çuçit duke e akuzuar se e ka kërcënuar me përjashtim nga shkolla. “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, dëgjohet të thotë e reja gjatë debatit. Mes saj, Çuçit dhe bashkëshortes së tij zhvillohet një shkëmbim replikash, ndërsa studentes i merret telefoni nga dora.
Burimi:
gijotina.com