“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sot (8 shtator) përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në ekonominë familjare dhe bizneset. Sipas Tabakut, shtrenjtimi i karburantit reflektohet në çdo hallkë të ekonomisë, duke rritur kostot e transportit, çmimet e produkteve bujqësore dhe shpenzimet e bizneseve. “Çmimi i karburantit është arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve. Sot të gjithë paguajmë më shtrenjtë, nga transporti i fëmijëve te produkti në fermën e fermerit dhe te çdo biznes që rrit çmimet për shkak të kostos së karburantit”, deklaroi deputetja demokrate. Tabaku argumentoi se niveli i lartë i çmimit nuk lidhet vetëm me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, por kryesisht me faktorë të brendshëm....