Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfue sfidat dhe momentet e vështira gjatë sistemit komunist. Ajo kujton persekutimin që ka përjetuar si pasojë e ‘biografisë’. Mes lotësh, ajo thotë se në ato vite të errëta ‘edhe muret kishin vesh’, ndaj detyroheshin të vetëcensuroheshin. “Prindërit nuk na thoshin gjë atëherë, na thoshin që kanë veshë edhe muret, dhe ne nuk kuptonim gjë. Por, e shikoja që kishte një ngërç, se unë këndoja në festival të pionerëve, merrja edhe çmime e duartrokitje. Ishte dhe ajo vajza tjetër. Ajo filmohej,...