“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht
Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar lidhur me incidentin ku u përfshi në ditët e fundit të korrikut 2026, pamjet e të cilit u bënë virale gjatë ditës së sotme. Shahini ka dhënë versionin e tij për rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes. Shahini thotë se në momentin e ngjarjes ishte jashtë orarit të punës, ka qenë fundjavë dhe po udhëtonte me motor drejt plazhit, kur drejtuesi i një automjeti, i cili shfaqet edhe në video, sipas tij, kreu manovra të rrezikshme dhe e goditi me pasqyrën e makinës. “Ka qenë fundjavë, ditë pushimi zyrtare. Kam qenë duke shkuar në plazh, isha duke ecur me motor, isha në punën time. Në ato momente, shoferi që duket në video ka qenë duke...
Burimi:
javanews.al