Me G-Class në breg të detit, 23-vjeçari gjobitet me 50 mijë lekë

Me G-Class në breg të detit, 23-vjeçari gjobitet me 50 mijë lekë

Një 23-vjeçar është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë pasi u kap duke lëvizur me një automjet tip “G-Class” në breg të detit në plazhin e Vainit, Lezhë. Ngjarja u bë publike pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale. Policia identifikoi dhe shoqëroi të riun në komisariat, ku iu vendos masa administrative. Autoritetet theksojnë rëndësinë e denoncimeve për shkelje të tilla dhe premtojnë reagim të menjëhershëm. Njoftimi i policisë: Vain, Ishull Lezhë Qarkulloi me automjet tip “G-Class”, në breg të detit, dhe cenoi sigurinë e pushuesve, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat. Në përfundim të veprimeve procedurale, 23-vjeçari u ndëshkua për shkeljen e kryer, me 50 000 lekë gjobë. Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ Albania”,...