“Me Fjalë Tjera” fiton dy çmime në Festivalin e San Sebastiánit
25 September, 2026 - 13:14 Filmi artistik kosovar “Me Fjalë Tjera / In a Manner of Speaking”, me skenar dhe regji të Val Jasharit dhe producente Valmira Hysenit, është vlerësuar me dy çmime në programin WIP Europa të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastián. Filmi ka fituar çmimet “WIP Europa Industry Award” dhe “WIP Europa Award”, në kuadër të programit që u kushtohet produksioneve evropiane në fazën e post-produksionit dhe që u mundëson krijuesve t’i prezantojnë projektet para profesionistëve të industrisë ndërkombëtare të filmit. Përveç mbështetjes profesionale në fazën përfundimtare të realizimit, çmimet përfshijnë edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh, si dhe distribuimin e filmit në Spanjë nga kompania A Contracorriente Films. “Me Fjalë Tjera” është bashkëprodhim Kosovë-Mali i Zi, i realizuar nga...
Burimi:
kultplus.com