Me drogë në makinë, ndalohet çifti i turistëve francezë në Përmet

Me drogë në makinë, ndalohet çifti i turistëve francezë në Përmet

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen M. C., 33 vjeçe, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 33 vjeç, të dy banues në Francë, pasi dje, në PKK Tre Urat, Përmet, në hyrje të RSH-së, në automjetin furgon (rulo) me të cilin qarkullonin, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabisi Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net