Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Me drogë dhe armë në makinë, një nga të arrestuarit në “Ali Dem”, anëtar i bandës së Gjergj Cukalit
👁3518
Dy persona u arrestuan në zonën e “Ali Demit”, pasi qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në automjet. Raportohet se një nga personat e arrestuar, Krisald Kundraxhi është i njohur për policinë dhe i arrestuar me parë për të njëjtat vepra penale. Në vitin 2016 ai u arrestua nga policia e Tiranës bashkë me të fortin e “Myslym Shyrit” Gjergj Cukalin. Veç Cukalit, policia arrestoi edhe Artur Tarjen, Muharrem Kallushin, Vjollca Gjokën, Gentian Balliun, Armand Gjokën, e Krisald Kundraxhiun.