Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet i riu në Sarandë
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, forcat e rendit sekuestruan doza me kokainë dhe kanabis, të cilat ishin gati për shitje. “Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë...