Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Me armë me vete, arrestohen dy persona në Tiranë, policia i sekuestron pistoleta, municion luftarak dhe mijëra euro
Policia e Tiranës ka goditur dy raste të mbajtjes së armës së zjarrit në mënyrë të paligjshme dhe ka arrestuar dy persona. Në kuadër të operacionit “Kontigjenti” u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. “Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin”, njofton policia. Gjithashtu u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte...