Më 8 tetor votohet në Kuvend/ PS nuk tërhiqet nga Territorialja me 46 bashki, PD: Po cenoni edhe reformën elektorale! Manja: Shkoni në Kushtetuese

Më 8 tetor votohet në Kuvend/ PS nuk tërhiqet nga Territorialja me 46 bashki, PD: Po cenoni edhe reformën elektorale! Manja: Shkoni në Kushtetuese

PS nuk heq dorë për ndarjen e territorit me 46 bashki, duke e lajmëruar që të hënën miratohet në parim dhe nen për nen, ndërsa më 8 tetor në Parlament. Ndërsa demokratët dhanë sinjalin e parë, për prishjen e dialogut politik edhe në reformën zgjedhore. “Kjo miratohet me 8 tetor… shkoni në kushtetuese”, deklaroi Ulsi Manja. Pas këtij pohimi të kryetarit të komisioneve të ligjeve çdo debat nga deputetët do të ishte thjesht procedurë, për shkakun se Ulsi Manja e bëri të qartë se as kundërshtitë e opozitës, as të këshillave bashkiakë, kryebashkiakëve apo protestat e qytetarëve nuk do ta bënin PS të tërhiqej nga projekti për ta ndarë territorin në 46 bashki. Demokratët këmbëngulën, por sukses që ta ndalonin mazhorancën, madje socialisti që drejton...