Më 8 tetor votohet harta e re territoriale/ Mazhoranca përballë kundërshtimit të PD-së, ja ç’pritet të ndodhë
Nëse pagat e magjistratëve për socialistët tashmë janë një kapitull i mbyllur, një tjetër rihapet të hënën. Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore nis punën në shqyrtimin e ndarjes administrative territoriale, sipas variantit të propozuar nga socialistët. Drafti i mazhorancës u depozitua në Kuvend në datën 31 korrik, në mënyrë që t’i jepej kohë konsultimit me njësitë vendore, ku javët e fundit, në takim me qytetarët, shkoi edhe vetë Edi Rama. Nga komisioni në seancë janë parashikuar gati 3 javë kalendarike, ku e enjtja e 8 tetorit është parashikuar si dita kur socialistët do të testohen sërish për kompaktësinë e tyre. Kjo pasi nisma kërkon minimalisht 84 vota, dhe reduktimi i bashkive nga 61 në 46 ka mërzitur jo pak socialistë. Në 15 bashki që humbin...
Burimi:
javanews.al