Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Me 4 gusht nis procesi i intervistave”, Benet Beci: 393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën!
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: 393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën! Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes sonë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës vendore. Fakti që morëm 393 aplikime është një dëshmi e besimit dhe gatishmërisë suaj për të dhënë kontributin tuaj në zhvillimin e qytetit dhe të njësive tona administrative. Nga dita e hënë, 4 gusht, nis procesi i intervistave, i cili do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Shkodër. Të gjithë aplikantët do të njoftohen individualisht për datën dhe orën e intervistës së...