Më 30 qershor nis gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Avokatët nuk kanë ende në dorë vendimin

Më 30 qershor nis gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Avokatët nuk kanë ende në dorë vendimin

Seanca e parë për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion do të mbahet në datë 30 qershor ora 10:00. Kryedemokrati, Sali Berisha ndër të akuzuarit për këtë çështje tha se ende nuk ka në dorë vendimin për datën. Berisha: Së pari, komenti im është vetëm ky: personalisht ne të interesuarit dhe trupa e mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim.Nuk kemi vendimin. A mund të imagjinoni ju? Edhe kjo ndodh. Të gjitha të tjerat do përcaktohen nga konsulta me avoketërit, e cila është jashtë kësaj salle. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv