‘Mbytini me gaz’/ Urdhri kriminal – Policia përdor bombola të kalibrit më të madh, shumë i dëmshëm për protestuesit

‘Mbytini me gaz’/ Urdhri kriminal – Policia përdor bombola të kalibrit më të madh, shumë i dëmshëm për protestuesit

Policia në numër shumë të madh u është drejtuar protestuesve për ti larguar nga rruga tek Kryeministria. Vlen të theksohet se gazi i përdorur është në një sasi dhe në një lloj tjetër. Kalibri i bombolave të gazit kanë më shumë fuqi. Kjo tregon se gazi ndahet në tre drejtime te ndryshme. Dhe hedhja e këtij gazi sjell akoma me shume komplikacione për njerëzit. Në mes të protestuesve ka studentë të mjekësisë që ndihmojnë thote gazetari Enri Vrenozi nga terreni. Sulmi i sotëm ka qenë me tre autobote uji dhe me forca shtesë. Sipas gazetarit Vrenozi, komandanti i FNSH, thërriste mbytini, mbytini me gaz.