Mbyllet votimi në Serbi, pjesëmarrje rekord dhe sulme ndaj mbështetësve të studentëve
Serbia ka mbyllur një ditë zgjedhjesh të shoqëruar me radhë të gjata votuesish, sulme ndaj mbështetësve të studentëve dhe prani të shtuar të policisë në Beograd. Në orën 20:00 u mbyllën qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku partia e Aleksandër Vuçiçit përballet me Listën Studentore, të dalë nga protestat kundër qeverisë. Një orë para mbylljes së qendrave të votimit, pjesëmarrja kishte kaluar rekordin e regjistruar që prej vitit 2006, ndërsa pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte ndjeshëm më e ulët. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë Serbinë, por qytetarët që ndodheshin në radhë në orën 20:00 kanë të drejtë të votojnë edhe pas këtij orari. Deri në orën 19:00, sipas organizatës CRTA, kishin votuar 67.8% e zgjedhësve. Në...
Burimi:
kohajone.com