Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbyllet rinumërimi në Durrës, PD humb më shumë se PS! Ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota, Kalasë i shtohen 11
Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit përfundoi mbrëmjen e së premtes dhe ka zbuluar disa gabime në numërimin fillestar, me ndikim të lehtë te partitë dhe kandidatët, por pa asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar të mandatit. Në përditësimin zyrtar të KQZ-së, rezulton se Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste 5 vota. Po ashtu, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota nga korrigjimi. Një nga çështjet më të diskutuara brenda Partisë Demokratike ishte gara mes ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe kandidatit Aulon Kalaja, i cili kërkoi rinumërim pas rezultatit fillestar. Kërkesa nuk u mbështet nga vetë...