Mbyllet numërimi në Kolonjë dhe Pustec, Partia Socialiste fiton në të dyja bashkitë e Qarkut Korçë

Mbyllet numërimi në Kolonjë dhe Pustec, Partia Socialiste fiton në të dyja bashkitë e Qarkut Korçë

Në Kolonjë dhe në Pustec është mbyllur numërimi i kutive të votimit, ku në të dyja bashkitë e Qarkut Korçë, Partia Socialiste ka dalë fituese. Në Kolonjë, socialistët numërojnë 3733 vota, kundrejt 1664 votave të grumbulluara nga Partia Demokratike. Sa i përket Pustecit, aty PS numëron 1054 vota, ndërsa demokratikët kanë grumbulluar vetëm 458 vota. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv