Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në Shtërpcë, Rizvanolli: S’ka vend për strukturat e Beogradit

Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në Shtërpcë, Rizvanolli: S’ka vend për strukturat e Beogradit

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se është mbyllur një tjetër institucion paralel i Serbisë që funksiononte në territorin e Kosovës. Kompania “Novo Javno Preduzeće” ka qenë institucion paralel i Beogradit për ujësjellësin dhe mbeturinat, që ka operuar në mënyrë të jashtëligjshme në komunën e Shtërpcës. Në një postim në Facebook, Rizvanolli theksoi se asnjë institucion paralel i udhëhequr nga Serbia nuk ka vend në territorin e Republikës së Kosovës dhe se çdo përpjekje për paralelizëm institucional do të dështojë. “Pas kërkesës së Njësisë së Mbikëqyrjes së Ndërmarrjeve Publike drejtuar Policisë së Kosovës, sot është...
Burimi: Syri.net