Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para deputetëve të Partisë Socialiste paketën e bërë publike një ditë më parë, që ndëshkon protestuesit. Gjatë diskutimeve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama është ndalur edhe te buxheti, duke bërë me dije se projektbuxheti pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë brenda kësaj jave. Paketa e prezantuar një ditë më parë dhe projektbuxheti pritet të jenë në fokus të diskutimeve të mazhorancës. Mbledhja e socialistëve zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat e studentëve kundër qeverisë vijojnë prej 14 ditësh, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e Ramës.
Burimi:
gijotina.com