Mbyllet komisioni “Xhafaj”: Asnjë ndërhyrje në kompetencat e SPAK

Mbyllet komisioni “Xhafaj”: Asnjë ndërhyrje në kompetencat e SPAK

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, pas 14 muajsh punë, përfundoi mandatin e tij, duke shtruar rrugën se ku duhet të ecë Parlamenti në legjislaturën e ardhshme dhe cilat ligje duhet të ndryshojë për të përmbushur detyrimet që lidhen me procesin e integrimit. Komisioni, i njohur më së shumti me emrin e kryetarit të tij, komisioni Xhafaj, skanoi 3 komponentët kryesorë të shtetit: mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit, duke propozuar miratimin e 78 nismave ligjore. “Për herë të dytë në këto 10 vite, Kuvendi...