Mbyllet kalvari 5-vjeçar i Berishës! Nga “non grata” te rikthimi në SHBA, kryedemokrati ‘prek’ sot Amerikën

Mbyllet kalvari 5-vjeçar i Berishës! Nga “non grata” te rikthimi në SHBA, kryedemokrati ‘prek’ sot Amerikën

sali berisha TIRANË- Për më shumë se pesë vite, etiketa “non grata” e kryedemokratit Sali Berisha ka qenë një nga çështjet më të dikutuara politike në vend, duke nxitur debate e përplasje të forta jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe brenda vetë Partisë Demokratike. Por këtë vjeshtë, dhe pikërisht sot, 4  shtator, historia merr një kthesë tjetër!  Me vizën amerikane në 'xhep', Berisha do të kalojë oqeanin, duke mbyllur kështu zyrtarisht njërën nga betejat më të gjata diplomatike në historinë e politikës shqiptare. Goditja e 2021-shit dhe tërmeti në opozitë.  Gjithçka nisi në maj të vitit 2021, kur Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi vendimin për t’i ndaluar hyrjen në territorin amerikan Sali Berishës dhe familjes së tij. DASH e argumentoi masën me përfshirjen në korrupsion madhor dhe...