Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mbyllen pjesët e para të javës së fundit në PL, ja situata me 5 ekipet që garojnë për 3 bileta për në Champions League
👁9398
Sot luhet java e 38-të dhe e fundit për këtë sezon në Premier League. Duke qenë se çështja e titullit është e mbyllur prej javësh, sot vëmendja do jetë te gara për zonën e Champions League. Premier League do të dërgojë 6 ekipe sezonin e ri në Champions League, 5 vendet e para dhe Tottenham që shkon automatikisht si fituesi i Europa League. Pas Liverpool-it kampion dhe Arsenalit të vendit të dytë, janë 5 ekipe në garë për 3 biletat e mbetura për Champions-in. Vëmendja kryesore sot është në “City Ground” në Nottingham, aty ku vendasit e drejtuar nga Nuno...