Mbyllen pjesët e para në Champions/ Reali po mund Interin me dy “dhurata”

Mbyllen pjesët e para në Champions/ Reali po mund Interin me dy “dhurata”

Kanë përfunduar pjesët e para në katër sfidat e mbrëmjes në Champions League, me Real Madridin dhe Lille që shkojnë në dhomat e zhveshjes në avantazh. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi po fiton 2-0 ndaj Interit. Kylian Mbappe zhbllokoi takimin në minutën e 14-të, duke përfituar nga një top i humbur nga Curtis Jones dhe një pasiguri e Yann Bisseck. Sulmuesi francez finalizoi pas asistimit të Brahim Diaz. Interi pati mundësinë të barazonte vetëm një minutë më vonë, por Thibaut Courtois ndali goditjen e Hakan Calhanoglut nga goditja e dënimit, pas ndërhyrjes ndaj Lautaro Martinezit në zonë. Në minutën e 23-të, një gabim i portierit Josep Martinez i dha mundësinë Federico Valverdes të shënonte golin e dytë për madrilenët. Interi reagoi dhe në minutën e...