Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’/ SPAK i komunikon akuzën Ema Çokut, paraqitet në Prokurorinë e Posaçme edhe Pirro Xhixho
Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Çokut iu komunikua akuza. Ndërkohë, sot pritet të paraqitet në SPAK Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit, e cila pritet të paraqitet të mërkurën. Sot po ashtu pritet t’i komunikohet akuza dhe Pirro Xhixhos. Për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbylla e hetimeve, avokati i tij Kujtim Cakrani deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK. Top Channel