Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbushën Finlandën me drogë, zbardh emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar. Mes tyre edhe një grua
👁12045
Prokuroria e Posaçme dhe autoritetet finlandeze goditën një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike, pas dy vitesh hetime me metoda speciale dhe proaktive, përgjime dhe gjurmime. Një rrjet kriminal i trafikut të drogës nga Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Finlandës, me 4 krerë grupesh kriminale që i komandonin nga Shqipëria është goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. Mësohen emrat e 6 shqiptarëve që ishin pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, ku mes të arrestuarve është edhe një grua. Emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar: -Dorjan Luzaj-Geraldo Seferaj-Elton Myftari-Elton Tavani-Erind Teneqexhiu alias Agalliu-Kela Qevani