Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mbulesa e grupeve kriminale Arben Muçobega do të betonizojë kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, si do pastrohen paratë nga kompania ‘Bega 07′
Një nga zonat e pakta të mbetura të gjelbra në Tiranë pritet të betonohet. Fillimisht u betonua zona sipër Komunës së Parisit, e cila u emërtua “Kodra e Diellit”. Më pas u ndërtuan pallate sipër Kopshtit Botanik, duke e rrethuar nga të gjitha anët. Nëse do të bëjmë një krahasim me 15 vite më parë, Kopshti Botanik ka vetëm 1/3 e sipërfaqes. Një pjesë ia zuri rruga dhe shumë të tjera komplekset e pallateve. Ndërkohë, beton masiv është hedhur te zona e Liqenit Artificial. Fillimisht poshtë digës, ku ka ndërtuar Bashkim Ulaj, i cili po vijon të ndërtojë pasi ka...