“Mbreti Sinner”, mediat italiane i bëjnë jehonë suksesit historik të tenistit italian, Jannik Sinner: Realizova ëndrrën time

“Mbreti Sinner”, mediat italiane i bëjnë jehonë suksesit historik të tenistit italian, Jannik Sinner: Realizova ëndrrën time

Tenisti italian Jannik Sinner triumfoi në grand slamin e Wimbledon ndaj Alcaraz. Në finalen londineze, në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar, ai mundi 3-1 me përmbysje spanjollin Carlos Alcaraz (4-6, 6-4, 6-4, 6-4). Ai bëhet kështu italiani i parë që fiton në Wimbledon. Fitore e rëndësishme për numrin 1 në botë, që nuk përsëriti gabimet e finales së Roland Garros, duke u hakmarrë ndaj spanjollit. Alcaraz, numri 2 në botë, dorëzoi kështu titullin e këtij turneu, që e kishte fituar në dy vitet e fundit. Ky është suksesi i parë në karrierë për Sinner në Wimbledon, ku arriti t’i mbijetojë një eliminimi në çerekfinale, për të shpërthyer më pas ndaj Djokovic dhe Alcaraz. Këtë herë ai arriti të ruajë qetësinë në momentet...