Mbreti i vdekjes- Hadi/Mbretëria që na pret të gjithëve

Mbreti i vdekjes- Hadi/Mbretëria që na pret të gjithëve

Ishte djali i madh i Kronit dhe me vëllezërit e vet, Zeusin dhe Poseidonin, formonte trininë e zotërave supremë grekë. Kur lindi, i ati, Kroni, ishte sundues suprem i gjithësisë, mirëpo frikësohej pa masë se ndonjëri prej fëmijëve të tij do t’ia rrëmbejë fronin. Prandaj pasardhësit e vet i gëlltiti posa i lindën dhe i burgoste në barkun e vet. Ata jetuan edhe më tutje, për arsye se, si qenie hyjnore, ishin të amshueshëm. Nga ky fat ka shpëtuar vetëm Zeusi, djali i tij më i vogël, të cilin nëna e lindi fshehtazi dhe e strehoi në Kretë. Kur u rrit Zeusi, ndodhi pikërisht ajo prej çka friksohej më së shumti Kroni: u çua kundër babait, e detyroi që fëmijët e burgosur t’i lirojë dhe...