Mbreti i Jordanisë në Tiranë, pritet nga Presidenti Begaj

Mbreti i Jordanisë në Tiranë, pritet nga Presidenti Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot me një ceremoni solemne në Tiranë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të kreut të shtetit. Pas ceremonisë zyrtare, të dy liderët zhvilluan një takim në ambientet e Presidencës, ku diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët. Më pas, Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah II u bashkuan me delegacionet përkatëse në një takim të zgjeruar. Kjo është vizita e parë zyrtare e një monarku jordanez në Shqipëri.
Burimi: Opinion.al