Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

Rikthimi i Princ Harry dhe Meghan Markle në Britaninë e Madhe nuk nënkupton rikthimin e tyre në detyrat mbretërore. Mbreti Charles ka dhënë një direktivë për zyrtarët e lartë të qeverisë, Forcave të Armatosura dhe përfaqësuesit e Kurorës, duke sqaruar se Duka dhe Dukesha e Sussex vijojnë të konsiderohen persona privatë. Letra, e dërguar nga Lord Chamberlain me urdhër të mbretit, vjen pas vendimit të çiftit për t’u rikthyer në Britani dhe pas disa kërkesave për sqarime lidhur me mënyrën se si duhet të trajtohen nga institucionet. “Nuk ka asnjë ndryshim në statusin e tyre” Në dokument theksohet se Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat e tyre si përfaqësues të monarkut në janar të vitit 2020 dhe që prej atëherë nuk konsiderohen anëtarë aktivë...