Mbrëmje kushtuar Shaip Beqirit dhe pesë dekadave të krijimtarisë së tij
25 September, 2026 - 19:02 Këtë të shtunë, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, do të zhvillohet një mbrëmje letrare kushtuar 50-vjetorit të krijimtarisë së poetit dhe publicistit Shaip Beqiri. Për më shumë se pesë dekada, Beqiri e ka ndërtuar veprimtarinë e tij brenda letërsisë dhe kulturës shqiptare, duke u shfaqur në role të ndryshme si poet, publicist, redaktor dhe kronist i jetës kulturore. Krijimtaria e tij shtrihet përgjatë një periudhe të rëndësishme të zhvillimeve letrare e kulturore shqiptare, duke e bërë veprën dhe angazhimin e tij pjesë të kësaj historie. Mbrëmja në Cyrih do të sjellë aspekte nga jeta dhe krijimtaria e Shaip Beqirit, duke u ndalur në rrugëtimin e tij pesëdhjetëvjeçar në letërsi dhe në kontributin e tij në...
Burimi:
kultplus.com