‘Mblidhuni brenda 48 orësh’, Osmani letër Kuvendit: Garantimi i funksionimit të institucioneve, përgjegjësi kushtetuese

‘Mblidhuni brenda 48 orësh’, Osmani letër Kuvendit: Garantimi i funksionimit të institucioneve, përgjegjësi kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se garantimi i funksionimit kushtetues të institucioneve është një nga përgjegjësitë themelore të saj si Presidente. Në letrën dërguar Kuvendit, Osmani thekson se Kushtetuta dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë një interpretim që lehtëson, e jo pengon, themelimin dhe funksionimin e institucioneve shtetërore. Ajo citoi Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin K072/20, sipas të cilit normat kushtetuese duhet të “jetësojnë dhe jo të bllokojnë” funksionimin e pushteteve që burojnë nga vota e...
Burimi: Sot.com.al