Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot më 23 korrik ka marrë disa vendime. Qeveria ka vendosur të financojë më 10 milionë lekë Federatën e Skive për mbështetje dhe përgatitje për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen vitin tjetër në Milano. Po ashtu Këshilli i Ministrave ka transferuar në pronësi të Korporatës së Investimeve Shtetërore tokën për realizimin e projektit “Expo Albania”. Projekti i ri i “Expo Albania”, do të jetë një qendër shumëfunksionale për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave dhe takimeve të ndryshme. Në vendimet e sotme, qeveria ka vendosur ndër...