Mbledhja e gjyqtarëve/ Zgjidhen dy anëtarët e KLGJ, Sandër Simoni nga GJL dhe Fatri Islamaj nga Apeli
Janë përzgjedhur dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në radhët e gjyqtarëve. I pari që fitoi garën ishte Sandër Simoni nga radhët e gjyqtarëve të Gjoykatës së Lartë, ku rezultoi fillimisht me barazim votash mes kandidatëve, 179 me 179 vota. Rregullorja parashikon hedhje me short, e pas shortit me gogla, fitues rezultoi gjyqtari Sandër Simoni. Sakaq ka përfunduar votimi edhe për anëtarin tjetër të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mësohet se anëtari i dytë i KLGJ-së është zgjedhur Fatri Islamaj, që mori 190 vota. Përballë tij ishte Igerta Hysi, që mori 171 vota të gjyqtarëve. Islamaj është anëtar i KLGJ-së që u zgjodh nga Gjykata e Apelit.
Burimi:
syri.net