Mbipopullim në komisariate dhe 26 të ndaluar me shenja dhune, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestave
Avokati i Popullit, Endri Shabani TIRANË- Avokati i Popullit Endri Shabani ka bërë publike gjetjet paraprake të monitorimit të kryer gjatë protestave të ditëve të fundit, duke evidentuar problematika në ambientet ku mbahen personat e shoqëruar dhe të arrestuar. Sipas Shabanit në komisariatet e inspektuara është konstatuar mbipopullim, ndërsa në Bllokun e Sigurisë kushtet janë cilësuar të papranueshme. Ai tha se janë vërejtur persona me shenja të dukshme dhune, mangësi në shërbimin mjekësor dhe kushte të dobëta higjienike. Gjatë deklaratës Shabani dënoi dhunën ndaj protestuesve dhe efektivëve të policisë, si dhe dëmtimin e pronës publike e private. Ai kërkoi gjithashtu identifikimin e punonjësve të policisë gjatë operacioneve dhe përmirësimin e menjëhershëm të kushteve në ambientet e ndalimit. Reagimi i plotë i Avokatit të Popullit: Sot do...
Burimi:
zeri.ai