Mbi akuzat që i bëhen Esad Toptanit si politikan – Nga Ervina Toptani

Mbi akuzat që i bëhen Esad Toptanit si politikan – Nga Ervina Toptani

Për të mos u zgjatur aspak në hyrje të këtij shkrimi të gjatë, doja t’u drejtoja vetëm një pyetje atyre që akuzojne gjeneral Toptanin për tradhëti, veçanërisht ia bëj këtë pyetje politikanëve të të gjithë krahëve majtistë të Shqipërisë: Kur djemtë tiranas, durrsakë, shijakas, kavajas, peqinas, elbasanas, dibranë, etj., luftonin në Shkodër si gladiatorët në arenë, në mbrojtje të saj nën komandën e gjeneral Esad Toptanit, gjyshërit a stërgjyshërit tuaj ku ishin vallë? Esad Pashë Toptani ishte ushtarak i lartë karriere i një perandorie kontinentale e shekullore, i cili është sulmuar vetëm politikisht gjatë kohës kur jetoi e sidomos pas vdekjes së tij, kur rezulton të jetë sulmuar edhe më shumë se sa kur ishte gjallë. Kjo nuk ka ndodhur pa arsye sigurisht. Ai ishte...