Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit
Mbi 5 mijë persona kanë humbur jetën nga epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, duke e kthyer këtë shpërthim në më vdekjeprurësin në historinë e vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet qeveritare, deri më tani janë konfirmuar mbi 10 300 raste infektimi, ndërsa virusi është përhapur në tetë nga 26 provincat e vendit. Epidemia nisi në muajin maj dhe u bë shpërthimi më i rëndë në historinë e Kongos që në muajin gusht, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ka arritur në 48.6 për qind. Vatra kryesore e përhapjes mbetet provinca Ituri, në verilindje të vendit, një zonë e përfshirë nga konfliktet e armatosura, ku pasiguria dhe vështirësitë në lëvizje po pengojnë përpjekjet për të frenuar epideminë. Përveç Kongos, raste janë konfirmuar edhe...
Burimi:
javanews.al