Mbi 5 mijë të shoqëruar gjatë protestave të nxënësve në Francë brenda pak ditësh
Më shumë se 5,000 persona janë shoqëruar që nga e hëna gjatë protestave të nxënësve francezë, tha të premten ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, për kanalin televiziv francez TF1. Gjithsej 1,747 persona u shoqëruan të premten dhe 1,954 të enjten, shtoi Nuñez. Rreth 85% e personave të shoqëruar ishin të mitur, shumica e tyre nxënës shkollash, tha ministri i Brendshëm. Megjithatë, ai shtoi se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht se ata ndiqnin shkollat pranë të cilave u shoqëruan. Sipas ministrit, gjithsej 735 shkolla u prekën nga protestat të premten, 30% më pak se një ditë më parë. Pranë 158 shkollave shpërthyen trazira. Dhuna lë në hije protestat e nxënësve Nuñez shpjegoi se forcat e sigurisë kishin ndërhyrë sistematikisht në rastet e trazirave,...
Burimi:
syri.net