Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mbi 48 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë korrikut
Kalaja e Gjirokastrës ka qenë një nga destinacionet më të vizituara gjatë muajit korrik, duke tërhequr mbi 48 mijë turistë nga brenda dhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, për periudhën 1-31 korrik 2025, janë regjistruar plot 48 mijë 273 vizitorë, një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. E ndodhur në një pozicion dominues mbi qytetin, Kalaja ofron jo vetëm pamje mahnitëse të luginës, por edhe një pasuri të veçantë historike e arkitektonike. Me mure të fuqishme, pesë kulla mbrojtëse dhe elemente të shtuar gjatë sundimeve të ndryshme, nga sulltan Bajaziti II e deri te Ali Pashë Tepelena, kalaja mbetet një dëshmi e gjallë e historisë dhe një magnet për turistët. Rritja...