Mbi 400 shkolla mbyllen në Francë, protestat e nxënësve pritet të rikthehen
Mbi 400 shkolla në Francë pritet të mbyllen plotësisht ose pjesërisht të hënën, ndërsa autoritetet përgatiten për javën e dytë të protestave të nxënësve. Sipas The Guardian, Ministria franceze e Arsimit ka deklaruar se në rreth 400 deri në 500 shkolla kushtet e sigurisë nuk janë përmbushur për zhvillimin normal të mësimit. Ministri i Arsimit, Édouard Geffray, tha se 24 shkolla janë djegur ose plaçkitur dhe se 78 pjesëtarë të stafit arsimor janë plagosur gjatë protestave. Mijëra nxënës kanë dalë në rrugë gjatë ditëve të fundit, duke ngritur barrikada dhe duke kërkuar më shumë financim dhe ndryshime në sistemin arsimor. Sipas The Guardian, protestat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme me policinë, më shumë se 5 mijë arrestime dhe qindra të plagosur. Organizatorët kanë paralajmëruar...
Burimi:
syri.net