Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Mbi 400 milionë kopje të shitura, çfarë e bën ende kaq të suksesshëm Leon Tolstoin?
Sa herë që mendoni mbi veprat e mëdha të letërsisë ruse, ka shumë mundësi që mendja t’iu shkojë menjëherë tek shkrimtari Leo Tolstoi. Romanet e tij “Lufta dhe Paqja” dhe “Ana Karenina” i mahnitën lexuesit kur u botuan për herë të parë, dhe më shumë se një shekull më vonë, konsiderohen ende si ndër veprat më të mira letrare të shkruara ndonjëherë. Por shitjet e librave janë vetëm një pjesë e historisë. Ja çfarë duhet të dini më shumë për jetën dhe karrierën e Leo Tolstoit. Nuk e donte romanin “Lufta dhe Paqja” Shkrimi i kësaj vepre voluminoze, ishte një proces rraskapitës për Tolstoin. Ai e rishikoi vazhdimisht veprën, dhe vetëm për pjesën e parë realizoi 15 drafte dhe shpenzoi gati 1 vit për ta shkruar siç duhet. Por në fund, u shpërblye e gjithë puna e tij e palodhur. “Lufta dhe Paqja” është padyshim vepra e tij...