Mbi 40 piktorë nga trevat shqiptare do të mblidhen në Shkup
20 November, 2026 - 12:15 Nga 26 deri më 30 nëntor 2026, në Shkup do të mbahet edicioni i nëntë i kolonisë artistike “Shkupi në telajo” i cili do të mbledhë mbi 40 piktorë nga trevat shqiptare. Kjo ngjarje artistike do të organizohet në atmosferën e festave të Nëntorit, me synim promovimin e krijimtarisë artistike, bashkëpunimit kulturor dhe vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të Shkupit. Gjatë pesë ditëve, artistët pjesëmarrës do të krijojnë vepra të frymëzuara nga arkitektura, trashëgimia kulturore dhe jeta e qytetit, me theks të veçantë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Punimet e realizuara do të prezantohen përmes një ekspozite të hapur për publikun, duke pasuruar programin kulturor të festave të Nëntorit dhe duke sjellë interpretime të ndryshme artistike të qytetit....
Burimi:
kultplus.com