Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një program të përbashkët kulturor deri më 6 dhjetor, me koncerte, ekspozita, shfaqje teatrore dhe filma që vendosin në qendër trashëgiminë historike, krijimtarinë artistike dhe lidhjet mes dy vendeve. Programi i Javës Kombëtare 2026, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, është prezantuar nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja. Aktivitetet shtrihen në Tiranë, Prishtinë, Vlorë, Berat, Korçë, Krujë, Lezhë dhe Tropojë, ndërsa disa veprimtari përfshijnë edhe Pogradecin e Manastirin. Në qendër të kalendarit janë festat e 28 dhe 29 Nëntorit, por programi përfshin edhe përkujtimin e figurave historike, promovimin e letërsisë dhe prezantimin e krijimtarisë bashkëkohore. Më 21 nëntor, Galeria e Artit në Tiranë pret ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të dytë të Bienales...