Në Galerinë e Arteve në Tetovë hapet ekspozita “Toka”, marrin pjesë 29 artistë
29 artistë nga Kërçova, Gostivari, Tetova dhe Shkupi kanë prezantuar krijimtarinë e tyre në ekspozitën kolektive “Toka”, e cila u hap mbrëmë në Galerinë e Arteve në Tetovë. Ekspozita, e organizuar në kuadër të Festave të Nëntorit, do të jetë e hapur për vizitorët deri më 24 nëntor. Ekspozita sjell punime në pikturë, grafikë, dizajn grafik, mozaik dhe fotografi digjitale, përmes të cilave artistët trajtojnë tokën si simbol të rrënjëve, identitetit, kujtesës dhe përkatësisë. Në hapjen solemne, U.D. Drejtoresha së Galerisë së Arteve, Arbenita Meta, tha se organizimi i kësaj ekspozite është një mundësi për të shënuar muajin nëntor përmes artit dhe kulturës, duke theksuar se toka lidhet me vendin ku kemi lindur, historinë tonë dhe kujtimet që mbartim. Meta falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe...
Burimi:
kultplus.com