Airbnb vendos kufizime të reja për detyrat e pastrimit që u kërkohen mysafirëve
Rregullat e reja u ndalojnë pritësve t’u kërkojnë mysafirëve të lajnë enët, të heqin çarçafët nga shtretërit ose të nxjerrin mbeturinat jashtë pronës, ndërsa lejojnë kërkesa të arsyeshme gjatë largimit. Airbnb prezantoi rregulla të reja që kufizojnë detyrat e pastrimit që pritësit mund t’u kërkojnë mysafirëve t’i kryejnë, pas ankesave për listat e gjata të detyrave gjatë largimit dhe kërkesat e papritura, transmeton Anadolu. Politika e re zbatohet për rezervimet e bëra më 20 nëntor ose pas kësaj date dhe nuk i ndryshon automatikisht kushtet e rezervimeve ekzistuese. Sipas rregullave, pritësit në përgjithësi nuk mund t’u kërkojnë më mysafirëve të lajnë dhe të vendosin në vend enët, të heqin çarçafët nga shtretërit, të nisin larjen e rrobave ose të nxjerrin mbeturinat jashtë pronës. Megjithatë, pritësit...
Burimi:
kultplus.com