Gjësendet personale të Bekim Fehmiut me ekspozitë të përhershme në Beograd
Kinoteka Jugosllave në Beograd hapi një trashëgimi me rastin e 90-vjetorit të lindjes së aktorit Bekim Fehmiu. Trashëgimia përmban çmimet dhe gjësendet personale të Fehmiut, përfshirë një kapelë nga filmi “Mbledhësi e Puplave”. Mbrëmë, Kinoteka Jugosllave shënoi 90-vjetorin e lindjes së aktorit Bekim Fehmiu (1936-2010) duke hapur trashëgiminë e tij, me dy ekspozita shoqëruese. Në ceremoninë ku morën pjesë bashkëshortja e tij, aktorja Branka Petric dhe djali Hedon Fehmiu me familjen e tij, drejtori i përkohshëm i Kinotekës Jugosllave, Aleksandar Erdeljanovic, tha se hapja e ekspozitës-trashëgimisë së një artisti të madh është një nder i madh. Erdeljanovic kujtoi se në vitin 1987, Fehmiu “vendosi të heshtë para stuhive të luftës” dhe se “vepra e tij do të jetojë përgjithmonë”. Petric tha se ekspozita-trashëgimi është një...
Burimi:
kultplus.com